“Banda më futi në burg”- Dritan Zagani intervistë për “RAI3”: Duke hetuar për një narkotrafikant në Vlorë, rashë në gjurmët e një Audi të zi dhe…

Jan 29, 2020 | 20:20
SHPËRNDAJE

Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës, i cili ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik, në një intervistë për televizionin e njohur “RAI 3”, ka folur për trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa thotë se ka zbuluar “korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri”.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, tha Zagani mes të tjerash, ndërsa shton se nuk arriti ta hetonte bandën, por ata arritën “ta fusnin në burg”.

Dritan1-770x439

Kronika nga “RAI 3”:

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” thotë Dritan Zagani.

Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse pranon që ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, u shpreh ai.

Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm u detyrua të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin njerëz të punëve të pista, kurse kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke shituar marijuanë.

Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim. “Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani.

E takojmë në Zvicër, në një zonë të mbrojtur, ku të paktën 5 policë të tjerë shqiptarë kanë ardhur për të kërkuar azil.

“Unë nuk pretendoj të fitoj, unë nuk pretendoj të kem drejtësinë që më takon, në  fund të fundit gjithsecili bën të vetën dhe unë jam përpjekur të bëj timen, të paktën deri në këtë pikë”, përfundon Zagani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura