Banda e drogës Shqipëri-Itali, 19 arreste, mes tyre edhe korrieri shqiptar (Video)

May 26, 2015 | 13:59
SHPËRNDAJE
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të droges mes Shqipërisë dhe Italisë, ka vënë në pranga 19 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar që luante rolin e korrierit.
 
Pamje nga video
Mediat italiane, duke raportuar lajmin, referuar të dhënave të policisë, shkruajnë se arrestimet u bënë në kuadër të një operacioni të koduar “Jonika Way”.
Marijuana e ardhur nga Shqipëria e kokaina nga Kalabria janë dy kanalet e lëndëve narkotike që kanë cuar policinë italiane të Katanias në arrestimin e 19 personave.

Korrieri shqiptar me emrin Mondi Shyti, i datëlindjes 1974 , njohur me pseudonimin “Rajmondo”, thuhet se luante një rol të rëmdësishëm në këtë rrjet trafiku.

Ai realizonte kontaktet e trafikantëve me fornizuesit e marijuanës nga Shqipëria, e cila vinte me anë të detit. Organizata kriminale sipas policise italiane drejtohej nga dy vëllezërit sicilian Vito e Michele Musumeci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura