“Ballkani është toka jonë”- Ministri gjerman për Evropë: BE të angazhohet më shumë për rajonin. Në dhjetor do të…

| 19:03
SHPËRNDAJE
 

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth thotë se Berlini dëshiron të shohë një angazhim më të madh të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

epa08688556 German Minister of State for Europe at the Federal Foreign Office, Michael Roth gives a press conference after the General Affairs Council at the European Council Headquarters in Brussels, Belgium, 22 September 2020.  EPA-EFE/ARIS OIKONOMOU / POOL

Ai bëri thirrje për konstruktivitetin e të gjitha vendeve anëtare kur është fjala për bashkëpunimin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Unë kërkoj frymën konstruktive të të gjithëve, sepse Ballkani Perëndimor nuk është “oborri i shtëpisë “sonë, por “toka jonë qendrore”. Është në interesin e të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, t’i japin rajonit një perspektivë evropiane”, thotë Roth cituar nga një sërë mediash ballkanike.

Ai tha se Gjermania si anëtare kryesuese e tanishme e BE, u jep shumë rëndësi ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dinë se mund të mbështeten tek ne“, thotë Roth.

Ai deklaron se Gjermania po bën gjithçka për të organizuar Konferencën e parë Ndërqeveritare të BE dhe Maqedonisë Veriore në dhjetor të këtij viti, e cila do të hapte negociatat e pranimit me Shkupin, citon Al Jazeera Balkan.

Lidhur me njoftimin se Bullgaria do të bllokojë procesin për shkak të mosmarrëveshjes mbi “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, sekretari gjerman i shtetit thotë se Berlini dëshiron që “ne të ndërtojmë ura të qëndrueshme” dhe se është në bisedime me partnerët bullgarë.

Ne nuk duhet të shtojmë kushte që nuk ekzistonin në përfundimet e mëparshme të Këshillit, as në parimet themelore të zgjerimit për të cilat ranë dakord“, përfundoi Roth.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.