Ballafaqimi në polici i Xhuljetës me Xhaferin, pak ditë para krimit. Ai i premtoi se…

Jun 10, 2018 | 6:58
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA / Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se nga verifikimet e kryera nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë denoncim nga ana e 18- vjeçares ndaj ish-të dashurit, Xhafer Mata.

xhafer xhuljeta

Pavarësisht se nga dëshmitë e të njohurve e të afërmve të vajzës thuhet se autori e përndiqte dhe i sillte vazhdimisht shqetësime, burime nga Policia thonë se ajo nuk kishte bërë kallëzim.

I vetmi rast kur ajo është paraqitur në Komisariatin nr.3, ka qenë disa ditë më parë, ku ajo është nisur për ta denoncuar për përndjekje 31-vjeçarin Xhafer Mata, por më pas është tërhequr.

Ajo është pritur nga oficerët e Policisë dhe ka parashtruar problemin. Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit nr.3 kanë thirrur për të dhënë shpjegime edhe autorin, i cili ka mohuar përndjekjen, por ka thënë se herë pas here e takonte në rrugë dhe i kërkonte që të rikthehej prapë tek ai.

Më pas Mata i ka kërkuar falje 18-vjeçares për shqetësimet që i ka sjellë dhe i ka premtuar në ambientet e Policisë se nuk do e bezdiste më dhe do e linte të qetë. Në këto kushte, viktima është tërhequr nga ideja për ta denoncuar dhe ka vendosur që të mos bëjë kallëzim.

Ky ka qenë i vetmi rast kur vajza i është drejtuar për ndihmë Policisë, por pa zyrtarizuar pretendimet e saj. Nuk ka pasur asnjë moment tjetër, sipas Policisë, që ajo të ketë shfaqur ankesa apo të ketë lajmëruar Policinë për ndonjë shqetësim që mund t’i ketë sjellë autori.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura