Balla takon drejtorin e Kolegjit të Policisë së Emirateve! Ministri: Studentët shqiptarë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit

Apr 23, 2024 | 14:19
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.


Gjatë takimit, ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve.

“Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit, duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave”, tha Balla.

balla

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në luftën kundër krimeve kibernetike, pastrimit të parave dhe te gjitha tipologjitë e krimeve përfshirë luftën kundër narkotikëve ishin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura