Balla takohet me Sekretarin e Shtetit Stefan Mayer në Gjermani: Dy vendet po bashkëpunojnë kundër krimit të organizuar

Nov 20, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëron atë, zhvilluan një takim mjaft të rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, z. Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.

321265cf-9f5b-4ff5-ab8f-5c15afbf3ce2

Ky takim u fokusua në luftën kundër krimit të organizuar dhe rendit publik, ku rezultatet e arritura shprehin qartë angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë operacionet e fundit kundër grupeve kriminale dhe përmirësimin e treguesve të sigurisë publike. Z. Mayer vlerësoi punën e institucioneve shqiptare në këtë luftë dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë gjermane, në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të ministrive të Brendshme dhe policive të dy vendeve.

a9baba95-d422-48b0-9cbb-e1e1441ecb40

Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, z. Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit ( Frontex), që është e para e këtij lloji në rajon.

842d26ea-b810-4ebf-8c0c-85b5b506c0e6

Gjatë diskutimeve në takim, Sekretari ra dakord që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.

847b2db5-a067-4dbd-bfef-f70d0b947e64

Në fund të takimit z. Mayer nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura