Basha në Librazhd, Boci i kundërpërgjigjet Ballës: Fotot u dërguan online “në majë” të Tiranës

Apr 27, 2015 | 20:20
SHPËRNDAJE

Pas fotos se publikuar nga deputeti socialist Taulant Balla ne Facebook, ku duket numri i demokratëve që rrethuan kreun e opozitës gjatë fjalimit të tij sot ne Librazhd, me disa foto te tjera i eshte kunderpergjigjur deputeti Luciano Boci. Edhe deputeti demokrat permes Facebook, ka postuar keto foto (me poshte), ku thote se “shihet qartë që pritja ndaj Bashës nuk është ajo që ëndërron e shkruan Balla”.

Foto e postuar ne Facebook nga Luciano Boci
Foto e postuar nga Luciano Boci ne Facebook

“Meqenëse Balla na postoi foto nga pritja në Librazhd, nga “maja” e një pallati që në fakt ja dërguan online “në majë” të Tiranës, pa nisur prezantimi, duke zbuluar pasionin atavik të fotografimeve, raporteve, relacioneve “të armiqve” nga majat e cative, skutave, pas perdeve, prapa qosheve të mureve dhe unë po i dërgoj nja dy, që të pasurojë albumin.

Dhe këtu shihet qartë që pritja ndaj Bashës nuk është ajo që ëndërron e shkruan Balla. Përkundrazi!!!
Pastaj dhe një gjë:
Opozita nuk është forcë numrash është mbi të gjitha shpirt.
Dhe shpirti i ka ardhur në majë të hundës librazhdasve dhe gjithë shqiptarëve!!!”,- shkruan Boci ne koemntin e tij.

Balla publikon foton: Ja sa demokratë e pritën Bashën sot në Librazhd

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot kandidatin e opozitës në Librazhd, Fadil Brazhda.

Foto e takimit te sotem te Bashes me simpatizantet e PD ne Librazhd

Deputeti socialist i kësaj zone, Taulant Balla ka postuar në faqen e tij një foto të shkrepur nga lart, ku duket numri i demokratëve që rrethuan kreun e opozitës gjatë fjalimit të tij.

“Luli e ktheu PD ne nje shoqate. Shikoni mitingun e tij elektoral ne Librazhd”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura