Dalin nga policia në Shkodër, babë dhe bir ekzekutohen në pritë

Aug 31, 2012 | 11:09
SHPËRNDAJE

Makina e viktimës Frederik Marku pas atentatit

Shkodër, Frederik Marku vdes në vend, i biri rëndë në spital. Ishin të ndaluar pas konfliktit të një dite më parë.

Zyrtarët e Shkodrës: S’gjetëm armë, i lamë të lirë.

Policia: Krimi për hakmarrje, pas përleshjes në Theth.

Djali i viktimës u grind me 4 të rinj. Denoncuan Markun se i goditi me pistoletë.

Krimi i djeshëm në mes të qytetit ka lënë pa fjalë jo vetëm familjarët e viktimës Frederik Marku dhe banorët e Shkodrës, por dhe vetë Policinë, nga godina e së cilës kishin dalë pak kohë më parë babë e bir. Kur nuk kishin kaluar 2 orë nga momenti kur u duk se gjithçka u vu në vijë dhe konflikti i një dite më parë në pikën turistike të Thethit ishte qetësuar, ndodhi atentati në qendër të qytetit. Viktima 46-vjeçare dhe i biri kishin lënë ambientet e Komisariatit rreth orës 12:00, për t’u qëlluar për vdekje në një pritë. Sipas Policisë së Shkodrës, babë e bir u lanë të iknin pas një nate të kaluar në Komisariat me qëllimin që të ndiqeshin në gjendje të lirë për dhunën. Por liria e dhënë u shndërrua shumë shpejt në vdekje.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura