“Babanë e lanë te dera, nuk e prekte njeri me dorë!”/ Rama reagon pas denoncimeve për QSUT-në: E mirëkuptoj dhimbjen e tyre, por ja si qëndron e vërteta

Feb 17, 2021 | 11:07
SHPËRNDAJE

Pas denoncimeve të bëra dje në QSUT, ku një zonjë pretendonte se i kishin grabitur sendet e babait, dhe rastit të dy motrave që thane se babai i tyre i ndjerë ishte lënë pa shërbim, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka dhënë variantin e tij të së vërtetës, duke u shprehur se e kupton dhimbjen e tyre, por kjo nuk është një arsye për të bërë propgandë.

“Rastet e abuzuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë heroike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta”, theksoi Rama.

“Kjo shprehja fola me mjek! Në morinë e fjalëve që thuhen ka edhe shumë broçkulla. Siç ishte një zonjë që pretendonte se as rrobat e të vdekurve nuk po ia jepnin. Rasti ishte shumë i thjeshtë. Faktikisht e vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, mori kartën e identitetit dhe mori rrobat.

Njerëzve iu dha një informacion gjysmak si për ato të tjerat që qanin babanë në derën e spitalit. QSUT tha saktësisht çfarë kishte ndodhur. Nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.

Ju lutem shumë është ndjeshmëri e lartë. Natyrisht që rastet e abuzuesve dhe të batakçinjve, si rasti që u denoncua që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha, as nuk mjaftojnë jo më të tepërojnë për të njollosur gjithë ata njerëz, gjithë atë personel që bën një punë heroike dhe nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe çdo lloj dezinformacioni.

Me respekt për ata që kanë dhimbje. I mirëkuptoj shumë më tepër ata që nga dhimbja që çdo fatkeqësi ia faturojnë mjekëve, se sa juve që bëni propagandë dhe për të marrë like.

Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfektë. Çdo punë ka defekte se punë perfekte nuk ka. Ju lutem, njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për t’i dëgjuar të dyja palët dhe jo çdo kush që del te gardhi i Infektivit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura