“Babai abuzonte seksualisht me mua, më thoshte se më do si grua e jo si vajzë”

Apr 15, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një nënë e dy fëmijëve e cila abuzohej seksualisht nga babai i saj, ka folur për herë për mediat pasi ai është burgosur për 22 vite.

Mandy Greenwood, 39 vjeçe nga Manchester ka thënë për ‘Daily Mail’ se babai bënte seks me të duke i thënë se këtë e bënte pasi e donte, dhe më shumë e konsideronte grua se sa si vajzë të tij.

“Ka abuzuar me mua deri në moshën 20 vjeçare. Qaja gjithë natën dhe ndihesha vetëm. Më mamin nuk flisja asgjë pasi nuk isha e lidhur me të. Vinte në darkë vonë në dhomë dhe më përkëdhelte, pastaj abuzonte me mua. Më çonte në park për të shëtitur por shumë shpejt më fshinte në një vend dhe më përdhunonte”-ka treguar nëna e dy fëmijëve.

Mandy dhe Dave

Por pasi ka njohur burrin e saj Dave, ajo është ndjerë e gatshme për të folur për këtë pjesë të errët të jetës së saj.

Keith Whitworth, 61 vjeç tashmë akuzohet edhe për abuzime me fëmijë të tjerë, pasi Mandy ka bërë deklaratën e saj.

“Ndihem e qetë që ai do vuajë dënimin e tij, kështu që nuk do lëndojë më askënd”-ka thënë Mandy.

Në moshën 15 vjeçare ajo ngeli shtatzënë me te dashurin e saj me të cilin u arratis nga shtëpia. Para 4 vitesh ajo lindi djalin por u nda nga partneri i atëhershëm.

Tashmë Mandy është e lumtur me burrin e saj Dave, i cili e ka mbështetur dhe e ka ndihmuar për të rritur fëmijët e saj.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura