Azilkërkuesit, Shkëlzeni ironizon Ramën: ‘Lideri i Rajonit’ e pret Merkelin në Tiranë, qytetarët e tij e presin në Gjermani

Jul 14, 2015 | 17:10
SHPËRNDAJE

Shkelzen Berishak, ka shfrytezuar shifrat e reja te ministrise se Brendshme gjermane per azilkerkuesit shqiptare, per te ironizuar me kryeministrin Edi Rama.

Ne nje status ne rrjetin e social ne Facebook, Shkëlzeni komenton edhe viziten e kancelares Merkel ne Tirane. Sipas tij, “Lideri i Rajonit”, ketu e ka fjalen per Ramen, nisur nga nje pyetje gjate konferences per shtyp me kancelaren gjermane ne Tirane, “e pret Merkelin ne Tirane, qytetaret e tij e presin ne Gjermani”.

Foto e postuar nga Shkelzen Berisha ne Facebook

 

Ja postimi i plote i Shkelzen Berishes:

“Lideri i Rajonit” e pret Merkelin ne Tirane, qytetaret e tij e presin ne Gjermani.

Gjate qershorit nr i azilanteve shqiptare ne Gjermani eshte rritur me thuajse 20% krahasuar me muajin Maj duke u renditur te dytet pas sirianeve te cilet largohen nga lufta. Vlen te permendet se ndonese i gjithe rajoni eshte ne krize nr i azil kerkuesve nga Serbia, Mali i Zi, Kosova e Maqedoni eshte disa here me i ulet se Shqiperia e cila po sipas Min se brendshme Gjermane deri para Rilindjes (viti 2012) nuk ishte fare pjese e problemit.

Ju lutem shikoni tabelat e qershorit te 2012 dhe krahasojini me qershorin e 2015

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura