Azilkërkuesit, Gjermania: Po merrni hapat e duhur, ne do i rikthejmë të gjithë

May 22, 2015 | 17:28
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u takua me Presidentin e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, me te cilin fokusi i bisedimeve ishte per numrin e azilkerkuesve. Sic behet me dije ne nje njoftim per shtyp, drejtori Çako ka theksuar se Policia është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesëve në vendet e BE-së.

“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa angjensi turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”, nënvizoi ai.

Ndersa Presidenti i Policisë Federale gjermane ka theksuar se në drejtim të frenimit të fenomentit azilkërkues, autoritetet shqiptare prej shumë kohësh kanë marrrë iniciatiavat e duhura dhe Policia Kufitare po bën punën e duhur.

Kreu i policisë gjermane i ka prezantuar Drejtorit Çako, një trilogji masash të marra nga qeveria gjermane për të frenuar fenominin e azilit:

* shkurtim të proceduarave dhe afateve të azilit

* rikthim nga Gjermania në vendet e tyre

 * bashkëpunim operacional me shërbime të përbashkëta në vendet e origjinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura