AXHENDA/ Zbardhen detaje të tjera të vizitës së Kerry-t në Tiranë

Feb 12, 2016 | 17:10
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë.

Ai do të pritet nga Presidenti Nishani në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 09:00. Pas pritjes, Kerry do të takohet me  me Kryeministrin Rama në orën 10.10. Por para takimit me Ramën do të takohet në Kryeministri edhe me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në 11.00, Rama dhe Kerry do të dalin me një deklaratë të përbashkët. Pas deklaratës në Kryeministri, Kerry do të takojë kreun e opozitës, Lulzim Basha.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-Vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kerri
Sekretari amerikan i Shtetit, Kerri

Dhe si në çdo festë, një falënderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falënderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura