AXHENDA, JAVA 12/ Superiorja luhet në tre ditë, derbi i Shqipërisë në kryeqytet. Mësoni datat dhe oraret

Nov 4, 2019 | 22:41
SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore rikthehet sërish fundjavën tjetër, me ndeshjet e javës së 12-të, të fundit para pauzës së kombëtareve për muajin nëntor.

kategoria-superiore

Sipas axhendës së siguruar nga gazeta, java do të luhet në tri ditë. Gjithçka nis më 8 nëntor, ditën e premte, me derbin e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Vllaznisë, që luhet në kryeqytet në orën 18:00.

Ditën e shtunë, më 9 nëntor, do të luhen dy takime të tjera në orën 14:00. Luftëtari pret Teutën në Gjirokastër, ndërkohë që Skënderbeu udhëton drejt Ballshit, për ndeshjen ndaj Bylisit.

Java do të mbyllet ditën e dielë më 10 nëntor. Laçi dhe Kukësi ndeshen mes tyre në orën 14:00, ndërkohë që takimi i Vlorës, mes Flamurtarit dhe Partizanin ul siparin, me fillim nga ora 17:00.

 

Java 12 (8-10 nëntor)

Të premten

Tirana-Vllaznia   18:00

Të shtunën

Luftëtari-Teuta 14:00

Bylisi-Skënderbeu 14:00

Të dielën

Laçi-Kukësi 14:00

Flamurtari-Partizani 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura