Avril Lavigne martohet me vokalistin e Nickelback

Jun 30, 2013 | 11:46
SHPËRNDAJE

Avril Lavigne është martuar me Chad Kroeger. Këngëtarja ka shkëmbyer unazat me vokalistin e grupit Nickelback në jug të Francës në një ceremoni detajet e së cilës ende nuk dihen. 

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i saj nëpërmjet Twitter-it, por nuk publikoi asnjë foto. Lavigne dhe Kroeger janë lidhur verën e kaluar, kur rokeri po e ndihmonte për regjistrimin e albumit të saj të pestë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura