Avokati zbulon pse nuk ikën kryeprokurori Llalla: Mandati i tij…

0
SHPËRNDAJE

Zgjedhja kryeprokurorit të ri ka sjell një debat politik, mes pozitës dhe opozitës, ku të dyja palët kanë mendime të ndryshme për mbarimin e mandatit dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Në këtë debat është përfshirë dhe avokat Spartak Ngjela, i cili me anë të një shkrimi në në Facebook, ka hedhur akuza kundër Berishës duke shkruar se: Berisha kurrë nuk e mësoi dot ç’është Parlamenti.

Ngjela-Bunkeri

Shkrim i plotë

Berisha kurrë nuk e mësoi dot ç’është Parlamenti.

E para se ai nuk ka aftësinë për ta kuptuar; dhe e dyta: ai e urren demokracinë parlamentare.

Sot PD ka dërguar një letër në Kuvend ku shprehet se, përderisa nuk është ngritur KLP, (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), nuk ka kush ta deklarojë mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Po si ka mundësi që të mos e konfirmojë Parlamenti, kur KLP ende nuk ekziston?

Vetëm halli dhe intelekt i dobët të shtyn të argumentosh bllokimin e funksionimit të shtetit

E pra, pyetja kryesore është kjo: pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm?

Sepse do të bllokojë shtetin.

Po ky është krim.

E di Prokurori këtë, që ai ka qënë në atë post për shtetin dhe jo kundër shtetit?

Po, a ka qenë ky prokuror ndonjëherë për shtetin dhe me shtetin?

Askush nuk e beson se mund të ketë qenë ndonjëherë me shtetin.

Po parlamenti?

Parlamentet janë të zgjedhur nga populli, nuk janë institucìone të emëruarë. Pikërisht për të mbrojtur shtetin nga krizat.

Nëse Saliu me prokurorin e tij kërkojnë të hedhin shtetin në krizë; parlamenti duhet të veprojë.

Si ka mundësi të mos zgjedhë Parlamenti prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm kur këtë ia kërkon ligji?

Pyetje profesionale është kjo:

Po nëse befas u çmend KLP dhe do të bllokojë shtetin me një krizë institucionale?

Sigurisht që parlamenti e zgjidh…

Dhe e fundit: nëse Prokurorit nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandat ky i dhënë nga Parlameni; sigurisht që ai ka të drejtë ta kërkojë.

Atëherë, pse shqetësohet Saliu?

Duhet të bindemi se këta që na kanë drejtuar nuk kanë qënë ndonjëherë me shtetin.

Po ky që po e drejton si kryeministër?

As ky nuk është me shtetin, por nuk lëviz dot se vjen Brian Yee…

 

Ngjela: Llalla nuk ikën se nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandati i është dhe nga Parlamenti dhe…

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“Hapet thesi” për Elbasanin, drejtuesit e rinj japin edhe rrogën e dytë
Artikulli tjetërRama kërkoi sigurim të detyrueshëm për shtëpitë, çfarë parashikon ligji i qeverisë. Sa do paguhet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU