Avioni ushtarak rus rrëzohet duke flutuar drejt Ukrainës, 4 të vdekur

Jun 24, 2022 | 10:09
SHPËRNDAJE

rrezohet avioni rusKatër persona kanë vdekur pasi një avion transporti ushtarak Il-76 u rrëzua në qytetin Ryazan, në Rusinë perëndimore, të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Dhjetë persona ishin në bordin e avionit, sipas TASS.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avioni u rrëzua për shkak të një mosfunksionimi të motorit, ndërsa ka shtuar se nuk kishte asnjë ngarkesë në bord.

Daily Mail shkruan se aeroplani po fluturonte drejt Ukrainës në momentin kur është rrëzuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura