Avioni i nisur nga Shkupi bën ulje të detyruar, ndërron jetë papritur një pasagjer

May 14, 2022 | 8:03
SHPËRNDAJE

Një aeroplan që ishte nisur nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për uljen është bërë fakti që një pasagjer ka ndërruar jetë papritur.

280505064_382182637260172_7179682045256758786_n

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për sulm në zemër.

Pas uljes së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët e tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani./Ina-news

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura