Avioni i drogës/ Piloti Riformato do ta kryejë dënimin në Itali

Jul 28, 2016 | 15:18
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Giorgio Riformatos për të kryer dënimin në Itali. Vendimi është marrë sot dhe lejon ekstradimin e tij drejt Italisë.

Piloti italian Xhorxho Riformato
Piloti italian Xhorxho Riformato

Vetë i pandehuri, cili ishte piloti i avionit me drogë të rrëzuar në Divjakë ka bërë kërkesën në gjykatë për të kryer dënimin në një qendër të kryerjes së dënimit pranë familjes së tij për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe moshës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura