“Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë”, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin ndaj gazetares Lala

Aug 31, 2018 | 8:56
SHPËRNDAJE

Nje dite pas sulmit me arme ndaj baneses se prinderve te gazetares Klodiana Lala reagon edhe Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij për lirinë e informacionit (Reporters Without Borders).

Klodiana Lala sulmi banese

RSF ne nje shenim ne Twitter shkruan se denon sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së gazetares.

“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura