Autobusi nisur nga qyteti shqiptar drejt Dortmundit, kontrolli ‘fundos’ shoferët. 5 mijë euro gjobë, ja gabimi që nuk u falën

Dec 17, 2019 | 7:53
SHPËRNDAJE

Shoferet e nje autobusi nisur nga Peja e Kosoves drejt Gjermanise jane denuar me 5 mije euro gjobe, pasi nuk kane bere pushimet e nevojshme te parashikuara gjate rruges, e cila zgjati 31 ore.bus

Trupa për kontrollin e automjeteve të rënda e Drejtorisë së transportit në Koblenz, më 12 dhjetor, rreth orës 14 ka kontrolluar një autobus udhëtarësh në lokalitetin Monmtabaur në autostradën A3.

Autobusi nga Kosova bente linjën ndërkombëtare në mes të Kosovës (Pejës) dhe Dortmundit, Gjermani, shkruan dpa.de.

Gjatë kontrollit, fillimisht shoferi kishte thënë se ishin dy veta që bënin punën e shoferit në këtë autobus. Ndërkaq, pas kontrollit në diagram, zyrtarët konstatuan se mungonin 1200 kilometra, transmeton albinfo.ch. Me shikimin e biletave u konstatua se autobusi ishte nisur nga Peja më 11.11.2019 në orën 7 të mëngjesit.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm, u konstatua se në autobus ishte edhe një shofer i tretë.

Verifikimi i kohës së ngasjes dhe të pushimit solli në konstatimin se autobusi kishte udhëtuar gjithsej 31 orë. Ai nuk e kishte bërë pushimin ditor që duhet ta bëjë jashtë autobusit, çdo shofer pas 21 orësh. Me këtë, në momentin e kontrollimit, koha e lejuar ishte tejkaluar me dhjetë orë.

Krahas kësaj janë gjetur edhe vërtetime të rrejshme mbi kohën e pushimit. Ndërsa shoferi i tretë nuk mundi të prezantojë dëshmi për kohën sa ka drejtuar autobusin (nëse e ka drejtuar). Për këtë arsye ekziston dyshimi se ai nuk ka përdorur kartën përkatëse.

Sikur të mos mjaftonin këto, në autobus u gjetën edhe defekte serioze teknike. Kështu, autoritetet ndaluan vazhdimin e rrugës për këtë autobus, për shkak të mungesës së dëshmisë për pushim të shoferëve dhe për shkak të defekteve teknike të autobusit.

Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative, ose gjithsej 5000 euro gjobë. Shtatë udhëtarët e autobusit u derguan me një autobus tjetër deri në destinacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura