Austria i shpëton “katastrofës” politike, vota me postë bën diferencën

May 23, 2016 | 17:50
SHPËRNDAJE
austrian-presidential-election
Alexander Van del Bellen (majtas) dhe Norbert Hofer

Alexander Van del Bellen ka fituar garën e zgjedhjeve presidenciale në Austri duke parandaluar zgjedhjen e Norbert Hofer si të parin kryetar shteti në BE i të djathtës ekstreme.

Hofer udhëhiqte me shumicë votash të dielën, por Va nder Bellen fitoi me rezultatin 50.3% me 49.7% falë votës me postë.

Fushata e presidentit të ri ishte pro BE-së, i mbështetur nga Partia e Gjelbër. Kurse Hofer i Partisë së Lirisë, ishte kundër BE-së dhe paralajmëronte rrezikun e shtimit të azilkërkuesve.

Rezultati mes tyre ishte shumë i ngushtë pasi diferenca ishte afërsisht vetëm 31 mijë vota. Van der Bellen mori 2,254,484 vota dhe Hofer 2,223,458.4096

Nga numërimi i votave të dielën, Hofer kryesoren me 51.9%, por rezultati u përmbys pas numërimit të 759 mijë votave me postë që përbëjnë 12% të votuesve në Austri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura