Aurela Gaçe zgjedh për kostum Endri Priftin

Nov 3, 2014 | 13:08
SHPËRNDAJE

Ndërsa të gjithë mundoheshin të trembnin të gjithë, këngëtarja Aurela Gaçe ka zgjedhur të jetë më shumë argëtuese se sa e frikshme për Hallouin. Grimi, flokët dhe mjekra që shihni në fotografinë e saj kanë patur vetëm një qëllim, t’i ngjajnë kolegut të saj me të cilën këndon fundjavave, Endri Prifti. “O sa mirë të jesh Endri Prifti për 10 minuta hahaha. Sidomos kur ishte bjond vagabond, edhe mjekrën e bënte si flokët, figurë komplet”.
Mbrëmë, kur plasën të gjithë me maska e shumë personazhe filmash e me lloj lloj fantazirash, unë u shndërrova në atë qe na shkaterroiiiiii fareeeeeee, u bëra Endri Prifti…”-Ka shkruar Aurela në komentin e kësaj fotografie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura