Auditi i KLSH në 55 institucione: 2.3 miliardë lekë dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit të shtetit! Ja shkeljet me fondet publike

Aug 20, 2023 | 13:00
SHPËRNDAJE

Në 4 muajt e parë të vitit 2023 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm ekonomik prej 2.3 miliardë lekë të shkaktuara buxhetit të shtetit nga institucionet në vend.

klsh-1-905x395

Në buletinin statistikor kanar-prill 2023, KLSH ka audituar 55 subjekte, të qeverisjes qendrore, ministri, agjenci, njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, shoqëri aksionere me kapital shtetëror, raporton News24.

Për 4 mujorin e parë të vitit auditimet janë përqendruar ne institucione si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, AKSHI, ministritë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe për Rininë dhe Fëmijët, ujësjellësit e Tiranës dhe Durrësit apo bashkitë e Belshit, Kamzës, Lezhës e Vaut të Dejës. Dëmi ekonomik vlerësohet në rreth 87,6 milion leke, ndërsa vlera më e madhe i takon menaxhimit joefektiv të fondeve e rreth 2.3 mld lekë.

Për shkeljet Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë 428 rekomandime nga të cilat 280 masa organizative, 82 masa disiplinore dhe administrative si dhe përmirësime ligjore dhe rekomandime për efekte negative për shkak të parregullsive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura