Atentati me granatë në lokal, flet biznesmeni i dënuar për vrasje: Unë…

Nov 17, 2018 | 16:03
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Albert Alterziu ka qenë i vetëm duke mbyllur lokalin, që ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit, kur i kane hedhur granaten.

lokali1

Sipas Policisë, Alterziu ka qenë pranë derës së lokalit të tij kur një person i ka shkuar nga mbrapa dhe i ka hedhur te këmbët një granatë.

Pasi ka dalë nga rreziku për jetën, grupi hetimor ka nisur punën duke marrë në pyetje edhe të dëmtuarin nga kjo ngjarje, për të cilin dyshohet se kanë pasur qëllim eliminimin e tij.

Burime nga Policia bënë të ditur se 32-vjeçari Albert Alterziu ka mohuar që të ketë konflikte apo hasmëri me persona të tjerë, ndaj ai nuk ka dhënë asnjë emër të dyshuar si autor i mundshëm i kësaj ngjarje.

“Nuk kam hasmëri me askënd dhe nuk kam ide kush mund ta ketë bërë këtë. Unë nuk kam asnjë të dyshuar pasi nuk kam pasur asnjë konflikt së fundmi”, është shprehur për grupin e hetimit 32- vjeçari.

Vrasja 

Policia është duke hetuar ngjarjen në pistën e një hakmarrjeje të mundshme, pasi, siç mësohet, i plagosuri ka pasur një të shkuar kriminale. Ai ka kryer dënim për një vrasje, ndërsa në vitin 2013 është plagosur me thikë.

Mësohet se në vitin 2001, kur ishte në moshën 15-vjeçare, pas një sherri, Alterziu ka qëlluar me thikë shtetasin Elton Shuli, duke e lënë të vdekur. Viktima ishte shok me autorin dhe ngjarja nisi pas një sherri të çastit mes tyre.

Për këtë ngjarje, Alterziu kreu dënimin nga 10 në 7 vjet burg për shkak të moshës së mitur. Por shumë vite më pas (2013), ai u bë edhe një herë protagonist në një sherr mes së rinjsh me thika, ku mbeti i plagosur në këmbë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura