At Zef Pllumi/ Pashk Përvathi: Si e realizova portretin dhe takimi me Kadarenë

Sep 26, 2017 | 14:14
SHPËRNDAJE

Pater Zefin e kam njohur gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij. Sa herë vinte Agron Gjekmarkaj, shkonim bashkë. Pater Zefi gjatë periudhës së jetës së tij nuk ishte mirë me shëndet edhe gjithmonë e gjenim shtrirë.

zef

Por as në ato raste nuk përtonte që të bënte ndonjë bashkëbisedim, që mua më dukeshin si tregime autentike të Pater Zefit. Vetëm ai fliste më shumë.

Njëherë e pyeta: “Pater Zefi, a i ke shkruar këto?”. “Unë nuk kam kohë me shkrue, prandaj jam tu ju tregu juve”. Agroni më pati nxit në ato raste që t’i bëja një portret Pater Zefit. Unë nuk shquhem për portret, por në entuziazmin e parë nuk para vendos. Për këtë ndodhi një ngjarje tjetër më vonë. Ishim në një drekë që shtroi për nder të Ismail Kadaresë edhe të së shoqes. Atë ditë Pater Zefi ishte drejtuar, ishte forcuar, ishte veshur mirë edhe ndihej mirë shpirtnisht. Vizita e Kadaresë e bëri që të ndihej mirë. Në një ambient te biblioteka e françeskanëve i tha dikujt:

“Ma sill pak librin”. Në dorë mbante Lahutën e Malsisë. “Kur isha nxënës i kolegjit françeskan, isha fëmijë. Dikush nga prift- ërinjtë i tha Gjergj Fishtës, kemi këtu një kalama që e di Lahutën përmendsh. Më thirri të më takonte edhe më pyeti: Çfarë din? Unë nisa që të recitoja shpejt, sepse kisha dëshirë ta kuptonte se sa shumë dija”.

E mori librin edhe e bëri me një autograf, edhe në këtë moment unë vendosa që t’i bëj portretin, sepse gjeta fabulën e një njeriu që lidh dy epoka: Epokën e Gjergj Fishtës me të Ismail Kadaresë, që më mirë se çdokush tjetër e bënte Pater Zef Pllumi.

Madje edhe lahutën që i tregoi Kadaresë unë e kam vendosur mbi gju. Edhe nga ajo ditë e mbrapa nisa që të mendoja për portretin. Doja që ai të rrezatonte dritën e territ, prandaj e kam bërë me shumë dashuri dhe shumë shpejt. Sot e ruaj si xhevahir në studion time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura