Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me Covid-19/ MSH: Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën!

Jul 23, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vend, ku nuk rezulton asnjë jetë e humbur si pasojë e Covid-19.

vaksina-covid

Ndërkaq, nga 2,377 testime, janë regjistruar 31 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 prej tyre.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të vaksinohen, duke shfrytëzuar ditët e hapura të vaksinimit pa kufizim që zgjasin deri të dielën.

Njoftimi i plotë 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      31
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2377

Testime totale             871,199
Raste pozitive             132,828
Raste të shëruara       130,118
Raste Aktive                       254
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99
Vlorë                25
Elbasan            24
Durrës              23
Kukës                21
Lezhë               16
Shkodër           14
Fier                   14
Berat 11
Korçë                6
Gjirokastër        1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura