ASHE mbyll fushatën në Kamëz, Rama: Kush zgjedh Xhelalin zgjedh të shkuarën, kush zgjedh Safetin, zgjedh të ardhmen

Jun 19, 2015 | 17:06
SHPËRNDAJE

Aleanca për Shqipërinë Europiane mbylli pasditen e së premtes fushatën elektorale në Kamëz. Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje banorëve të Kamzës të votojnë kandidatin e majtë, Safet Gjicin, si një mundësi për më shumë investime dhe zhvillim për këtë zonë.

Edi Rama, Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu ne mbyllje te fushates ne Kamez

“Kush zgjedh Xhelalin zgjedh të shkuarën, kush zgjedh Safetin, zgjedh të ardhmen. Kush zgjedh Xhelalin zgjedh ta lërë Bashkinë e Kamzës mes humbësve të mëdhenj të 21 qershorit”,-deklaroi Rama në një fjalim të shkurtër të tij.

Ndërsa kandidati i majtë për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, akuzoi kundërshtarin e tij politike, Xhelal Mziun për mungesën e investimeve në këtë zonë si dhe premtoi uljen e taksave vendore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura