Artan Fuga numëron plagët e Akademisë, flet për katarsis: Ja pikat për reformimin e saj

Nov 22, 2017 | 12:39
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga me tone të prera ka vënë gishtin në plagët e Aakdemisë dhe funksionimit të saj deri më sot, që nga pranimet, botimet, fondet, projektet e mbajtura për vete e më radhë dhe ka renditur të gjithë pikat sipas të cilave ai ka thënë se duhet të bëhet reforma e kërkuar.

fuga

Fuga ka theksuar se Akademisë së Shkencave i duhen dhënë fondet që planifikohen në dokumentin e MF kundrejt angazhimit të saj për reformim brenda 2018.

Duhet reforma e analizës që deritanishme të ASH dhe rezultateve të cdo akademiku. Ende nuk ka vëzhgim kritik të punës, pranimet pa kriter të akademikëve, zgjedhjet e fundit farsë, pa u bërë ky katarsis ASH nuk vihet dot në shina

Auditim fondesh, deri tani, nuk mund të kërkojmë fonde të tjera për të parë se si janë përdorur, auditim, jo analizë, ia kam kërkuar ministres, kreut të KSJHL, asnjë përgjigje nuk kam marrë

Reforma e personelit që ka ngelur në mes të rrugës, potenciali real në funksion të moshës, vendbanimit, a mundet që të mos ketë as gradën Dr, nuk duhen Dr të rinj?

Reforma e statusit të akademikut dhe pranimeve të reja, është përfaqësues i punës s tij apo fushës brenda shkencëtarëve, pse nuk ka pranime mbi bazën e oponencë, pse ka frikë të bëjë thirrje të hap[ura për anëtarësim, si është e mundur që skam ë asnjë dallim mes akademikëve dhe akademikëve të asociuar si rezultat i presionit për honorarë.

Reforma e matjes së punës shkencore dhe punës së saj, ku i ka kriteret e performancës së punës shkencore

Hapja e fushave të reja, a duhet të ndahet në seksione, apo duhet bërë sipas funksionaliteteve ndërdisiplionore

Reforma e marrëdhënieve të ASH, pse fondet e veta për botim librash nuk i boton hapur, sa libra u shitën në panairin e fundit të stenda e akademisë, pse projektet i mban për vete

Reforma e legjitimitetit, kush e përfaqeson tani akademinë

Reforma e punës shkencore akademike, fondet e buxhetit janë të domosdoshme, por kanë të bëjnë me funksionin e saj minimal, të tjerat nëse ASH reformohet ajo studimet e veta duhet ti gjejë me projekte pranë një fondacioni ku të konkurrojë.

Fuga ka theksuat se “Akademia duhet të deshmojë se mat dhe kontributin e saj në GDP dhe duke treguar se ka parametra të saktë për të matur kthimin e investimeve për fondet e marra”. Sipas tij, Akademisw sot i duhet reformin përmes rithemelimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura