Arta Marku nga Korça mesazh prokurorëve: Identifikoni dhe çoni për ndjekje penale nëpunësit e shtetit

Feb 13, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja Arta Marku ishte sot ne Prokurorine e Rrethit te Korces nga ku nenvizoi: “Nxisim aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhërit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë”.

arta marku ne korce

Marku tha se Prokuroria e Pergjithshme mbeshtet “prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit”, teksa ka kerkuar qe kjo, “të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit”.

“Perkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj.

Mbeshtesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji.

Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura