Arsyet që çuan në prishjen e fejesës së Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës

SHPËRNDAJE

Nuk është bërë ende një vit nga ceremonia e zhurmshme e fejesës në Zvicër e Seldi Qalliut me Mimoza Shkodrën. Këngëtarët, të cilët në një darkë familjare shkëmbyen unazat e fejesës tetorin e vitit që lamë pas, kanë zhdukur papritur çdo zhurmë të lidhjes së tyre në rrjetet sociale. Ndërkohë që miq të përbashkët flasin jo thjesht për një krizë, po për ndarje. Çifti që shfaqej kudo bashkë, fshinë gjithë fotot e përbashkëta pak ditë më parë, ndërkohë që nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë verës.

seldi mimoza

Seldi ka reduktuar edhe postimet në rrjete sociale, por së fundmi ka thyer heshtjen, duke postuar një foto i vetëm në makinë, ku duket i mërzitur. Me një selfie ku shfaqet i veshur në të zeza, këngëtari ka preferuar heshtjen përmes këtij mesazhi të koduar, duke lënë të kuptohet se ai tashmë nuk është me Mimozën në krah. Nuk dihet se çfarë kontraditash kanë pasur, ndërkohë që e mbanin lidhjen në distancë për faktin se Mimoza jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa Seldi në Tiranë.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/arsyet-qe-cuan-ne-prishjen-e-fejeses-se-seldi-qalliut-dhe-mimoza-shkodres/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakSulmi me kallashnikov, si po mbrohet familja e gazetares Lala. Ja ku janë përqendruar hetimet
Artikulli tjetërFOTOT/ Gjahtari spiunon në polici, e pëson keq shqiptari në Itali

S'KA KOMENTE

Comments are closed.