Arsimi profesional, Klosi: Rimendoni zgjedhjen për fëmijët

May 23, 2016 | 15:36
SHPËRNDAJE

Panairi treditor për arsimin profesional është mbyllur me çmime për shkollat me performancën më të mirë në ekspozitën e punës së nxënësve.

Për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, fituesi i vetëm i këtij aktiviteti madhor ishte një: arsimi profesional.

Nisur nga kjo, ai ftoi të gjithë prindërit të rimendojnë zgjedhjen e profilit arsimor për fëmijët e tyre.

“Mijëra prindër e nxënës të shkollave 9-vjeçare vizituan Olimpiadën e Aftësisë, gjatë tri ditëve, për të parë nga afër se çfarë degësh dhe kurrikulash ofrojnë shkollat profesionale.

klosi

Janë këto shkollat që do të jenë e ardhmja e arsimit dhe formimi në Shqipëri, ashtu si në të gjitha vendet e zhvilluara. Tani po punohet për rritjen e cilësisë së tyre. Binjakëzimi i të gjitha shkollave profesionale me shkollat më të mira të të njëjtit profil në Europë, mbështetja financiare miliona euroshe nga vende të BE-së dhe nga qeveria shqiptare, do të rrisë cilësinë e këtyre shkollave”, nënvizoi ministri.

Klosi theksoi se shumë shpejt do të miratohet edhe ligji i ri i arsimit profesional, i cili i kthen shkollat në njësi autonome vetë menaxhimi, duke i dhënë kështu hov arsimit profesional.

Në Olimpiadën e Aftësive ishin pjesëmarrëse 42 shkolla të arsimit profesional në vend, 10 qendra të formimit profesional dhe dhjetëra biznese private, në kërkim të punonjësve të kualifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura