Arrihet akordi, kombëtarja e Holandës pranë zyrtarizimit të ish-trajnerit të Mançester Junajtid

Jul 22, 2021 | 10:50
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Frank De Burit në drejtimin e Holandës, këta të fundit janë në kërkim të një trajneri duke parë se në shtator fillojnë ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022”.

VAN GAL

Sipas asaj që raportojnë mediat holandeze, anëtarët e këshillit të Federatës Holandeze të Futbollit kanë gjetur akordin për një rikthim të mundshëm në pankinën e “tulipanëve” të Luis Van Gal.

Trajneri 69-vjeçar ndodhet pa asnjë ekip që në vitin 2016 pas largimit të tij nga Mançester Junajtid dhe pritet të rikthehet në stolin e “portokallinjve” për të tretën herë, ku i stërviti në vitin 2000 dhe në vitin 2012.

Van Gal në herën e fundit, ishte tek kombëtarja holandeze nga viti 2012 deri në vitin 2014 nga ku drejtoi “tulipanët” për 29 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura