Arrestohet një 40-vjeçar në Prekal. I gjendet një pushkë pa leje në banesë

Jul 4, 2015 | 15:29
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme në flafrancë një 40-vjeçar në Prekal, vendin ku u ekzekutuan dy turistët çekë një ditë më parë.

Policia Shkodër

I arrestuari është Nike Mirashi, 40 vjeç banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesën ku jetonte u gjet një armë zjarri pushkë pa leje, me një krehër fishekësh të vendosur në të.

Policia nuk thotë nëse Mirashi ka lidhje me ekzekutimin e turistëve çekë, edhe pse më herët ka deklaruar se janë identifikuar autorët e krimit dhe se po punohet për kapjen e tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura