Arrestohet një 34-vjeçar në Berat për shitje kokainë, vihet nën hetim babai i tij pasi iu gjetën para të falsifikuara

Apr 30, 2024 | 14:08
SHPËRNDAJE

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

-1200-630-1688542957xpolicia-2-475

Gjithashtu është vënë nën hetim, babai i 34-vjeçarit, pasi në banesën e tij u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Berat

Shiste doza kokaine, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Procedohet penalisht babai i tij, sepse iu gjetën në banesë 600 euro të dyshuara false.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, vuri në pranga shtetasin H. H., 34 vjeç, si dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin T. H., 66 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura