Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari shqiptar

Jun 30, 2011 | 17:28
SHPËRNDAJE

Interpol Tirana informoi sot se është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin në vendin tonë, shtetasi shqiptar Ervis (Fatjon) Mehmet Dunga, 29 vjeç, lindur në Fushë-Arrëz, Pukë.

Sipas Interpol Tirana, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2008, e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe largim i të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyruar“

Ervis Dunga, ishte arrestuar në vitin 2007 bashkë me shtetasit Salo Kiptiun dhe Xhemal Ymerin.

Sipas policisë, arrestimi i tyre ishte bërë pasi gjatë një kontrolli i ishte bllokuar një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura