Arrestohet 50-vjeçari, u kap duke shpërndare doza të vogla kokaine. Ja çfarë iu sekuestrua

Sep 23, 2020 | 10:30
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar një person për shpërndarje të drogave në doza të vogla. Në pranga u vu shtetasi A.Q., 50 vjeç banues në fshatin Xhuherinë,Vlorë.

përdoruesit e kokainës (1)

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë,  gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë  të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura