Arrestohet 18-vjeçari në Rinas, tentoi të korruptonte policin me 50 euro për të kaluar në zonën Schengen. Iu refuzua…

Nov 13, 2018 | 13:25
SHPËRNDAJE

Një 18 vjeçar është arrestuar sot nga Policia, pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës të pikës kufitare në Rinas.

Sipas informacioneve nga Policia, të riut i është refuzuar dalja nga Shqipëria, por ai ka tentuar që të korruptojë policin me 50 euro.

pasaporta me euro

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas, ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen”, shkruhet më tej nnë njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare e Rinasit, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet një shtetas i cili tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 88 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Gjatë dy javëve të fundit në Rinas nga Policia Kufitare janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara

12 shtetas të proceduar për kalim të paligjshëm kufiri

1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi 1 rast

rinas

Si dhe janë përpunuar në hyrje dhe dalje 74 759 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal, shtetasi: J. R.,18 vjeç, lindur në Burrel-Mat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas, ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura