Arrestohen 3 të rinj, do transportonin sasi droge

Nov 1, 2012 | 18:28
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

GJIROKASTER- Tre të rinj gjirokastritë janë arrestuar në orët e para të ditës së sotme në kuadër të “Shpërndarësit”. Eri Camata, 19 vjeç, Roni Banushi, 18 vjeç dhe Jorgo Parizo, 20 vjec të tre nga qyteti i Gjirokastrës, janë arrestuar pasi janë gjetur me disa doza marijuane gati për shitje.

Kanë qenë gjithsej 50 doza përdorimi. Ka qenë ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme kur uniformat blu organizuan shërbime grackë në kodrat e fshatit Lazarat, pasi më parë ishin vënë në dijeni se disa persona do të transportonin një sasi të konsiderueshme marijuane në drejtim të Gjirokastrës.

Nga kontrolli fizik i ushtruar ndaj të rinjve rezultoi se kishin me vete sasira të vogla marijuane të paketuar në formën e boçes të ndara në doza të gatshme për shitje.

Në deklarimet e tyre, tre adoleshentët pranuan se do të transportonin një sasi më të madhe marijuane nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës, por koha e keqe nuk e ka mundësuar dot këtë mision.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet në ngarkim të transportuesve, i kaluan organit të akuzës, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Piro Nase

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura