Arrestimi i Sotës/ Deklarata e fortë: Tahiri ka telefonuar Qaton për të hequr patentat

Nov 10, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një deklaratë të fortë për çështjen Tahiri-Sota. Sipas tij ish-ministri Saimir Tahiri ka telefonuar Drejtorin e Policisë në Elbasan,  Altin Qato, të cilit i ka kërkuar të hiqte patentat e tij nga makina e Orest Sotës. Po ashtu Demiraj shton se Qato i ka shprehur Tahirit në telefon se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk ka bërë përpjekje për të hequr patentat e tij nga makina.

dritan demiraj foto e re ne zyre

“Tahiri ka telefonuar Qaton për të hequr patentat… Na kanë thënë se kemi gjetur ca para të shpërndara në makinë që tregon se ka pasur një sasi shumë të madhe se sa ajo qe është gjetur. Ketë e kam te konfirmuar nga 10 veta të cilët me shumë siklet i kemi takuar e na kanë dhënë informacion se i heqin menjëherë nga puna. Nuk supozoj unë, telefonata ka ndodhur dhe drejtori i qarkut të Elbasanit i ka thënë nuk jam këtu nuk jam atje se ka qenë aty me njerëz vërdallë, pra zoti Altin Qato”, ishte deklarata e Demirajt.

Më tej ai tha se mund të merren tabulatet e Prokurorisë për ti verifikuar, nëse janë të vërteta apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura