Arrestimi i Shukri Xhelilit, ja sa vjet burg rrezikon për videoskandalin

May 16, 2016 | 20:11
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u arrestua sot nga Policia pas vendimit të Gjykatës, që caktoi arrest me burg për të.

shukri-xhelili-640x355Xhelili akuzohet për kurrupsion pasiv në këmbim të favoreve seksuale. Duke qenë se është zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor, atë e kap Neni 260, që në raste të tilla parashikon dënim, nga katër vjet burg deri në 12 vjet.

Çfarë parashikon Neni 260

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 23; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48).

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthoraz i, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,

ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos

kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura