Arrestimi i kryekomunarit të Ulqinit dhe zyrtarëve të tjerë/ Reagon zv/kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Lejoni që gjykata të vendos si ata…

Jan 18, 2021 | 12:07
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç.

5285935_1753842_ls

Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi numri dy i qeverisë malazeze në Twitter.

Nerkiq u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake. Bashkë me të, u vunë në pranga edhe zyrtarë tjerë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura