Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, reagon Basha: Uroj që Fran Frrokaj…

Mar 17, 2018 | 12:15
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me arrestimin e kreut të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, në akuzë për abuzimin me 234 mijë metër katrorë prona në bregdet.

basha

Nga një konferencë për mediat nga selia blu Basha ka qenë i prerë në deklaratën e tij.

“Sot u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrim im dhe i PD-së mbetet i pandryshuar, të gjithë të jenë të barabartë para ligjit nga qytetarët e thjeshtë deri te politikanët e lartë. Por ne duam transparencë, hetim jo politik dhe të paanshëm, shqiptarët duan drejtësi profesionale dhe jo të kapur nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik drejt një tjetri”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura