Arrestimi i kreut të ARRSH/ SPAK në ‘sitë’ edhe tenderat për rrugët! Akuzat që rëndojnë mbi Evis Berberin

Mar 14, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Kreu i ARRSH Evis Berberi është arrestuar mbrëmjen e kaluar (13 mars) pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Posaçme.

evis berberi

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Berberi është vënë nën pranga në lidhje me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Masa e sigurisë ndaj tij është marrë në mungesë ndërkohë që mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.

Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.

“Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte  mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave. Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura