“Më goditi disa herë në kokë”- Këngëtarja shqiptare denoncon bashkëshortin dhe vëllain e saj për dhunë! Detajet

May 9, 2024 | 14:28
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë.

teuta selimi5

Ajo ka bërë dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzuar të shoqin dhe më pas vëllain e saj.

Gazeta Sinjali raporton se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selim shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin për dhunë.

387328989_139350529267642_3642398934930930214_n

Mësohet se fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diaa herë në kokë.

Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë në familje.

66s
Agron Selimi

Sipas dëshmisë së saj, i vëllai e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin lidhur me denoncimin që kishte bërë Teuta Selimi ndaj të shoqit për dhunë.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

teuta selimi teuta selimi1 teuta selimi3 teuta selimi2 teuta selimi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura