Arrestimi i Albin Kurtit, Majko: Në Kosovë e dinë ç’është persekuptimi politik

Nov 29, 2015 | 11:25
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Pandeli Majko kundërshton arrestimin e Albin Kurtit në Kosovë.

Pandli Majko
Pandli Majko

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Majko shkruan se në Kosovë e dinë se çfarë është persekutimi politik, teksa bën thirrje për ulje në tryezën e bisedimeve mes palëve.

Statusi i Majkos

Albin Kurti u arrestua dje. Albini eshte nje politikan konfliktual por ai merr kuptim i burgosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosoves te ulen ne tavolinen e dialogut me njeri tjetrin. Kohes i rendojne me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura