Arrestimet te Unaza e Re, policia jep informacion: Tre persona dje bllokuan rrugën, ligji i ri thotë se kjo sjellje…

Oct 10, 2019 | 11:26
SHPËRNDAJE

WhatsApp-Image-2019-10-10-at-11.01.151

Policia e Tiranës ka dhene informacion per arrestimet e kryera ne zonen e Unazes se Re per tre banore, te cilet sic thote, kane bllokuar diten e djeshme rrugen dhe me ndryshimet e reja ne Kodin Penal, kjo sjellje njihet si shkelje e ligjit.

Sakaq, banoret e Unazes se Re janë mbledhur përpara Drejtorise se Policise se Tiranes paraditen e sotme, pasi njoftuan se tre prej banoreve te kesaj zone jane arrestuar nga policia. Panorama mesoi se ne pranga rane Skender Doda, Gramoz Shehu dhe Ilir Katiraj.

NJOFTIMI I POLICISE

Bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

– S. D., 56 vjeç;
– G. Sh., 54 vjeç;
– I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura