Arrestimet e delegatëve në Siri, reagon Uashingtoni

Feb 28, 2014 | 12:44
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër kundër arrestimeve të fundit në Siri dhe kanë akuzuar qeverinë siriane se po minon shanset për një marrëveshje paqeje. Autoritetet siriane kanë arrestuar disa delegatë të opozitës, pjesëmarrës në bisedimet e Konferencës së Paqes në Gjenevë, të mbajtur në fillim të shkurtit. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhen Psaki, foli për një “revoltim të thellë të Uashingtonit” mbi arrestimet. Ajo kërkoi lirimin e pakushtëzuar të të gjithë atyre që janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, mes tyre edhe Mahmud Sabra, vëllai i këshilltarit ligjor të grupimit kryesor te opozitës, Frontit Kombëtar Sirian, Muhamed Sabra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura