Arrest me burg për Baki Çokun, të arrestuar për terrorizëm

Jul 3, 2015 | 13:20
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lushnjes vendosi sot “arrest me burg” për Baki Çokun, i cili u arrestua dy ditë më parë në banesën e tij në fshatin Gërmenj i Madh.

Baki Coku

Në seancën e zhvilluar gjatë paradites gjyqtare ishte Brikena Lubonja, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë ishte Artan Hazbiu.

Gjatë seancës së shkurtër Çoku nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ai u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprën penale “krijim të organizatës terroriste”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura