Arrest me burg për Arkimed Lushaj, njohur si Stresi

Nov 3, 2012 | 11:45
SHPËRNDAJE
Këngëtari Arkimed Lushaj para festës së Halloween-it

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot arrest me burg për Arkimed Lushaj, i njohur me emrin si Stresi.  Lushaj është arrestuar nga Policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së Halloëeen-it.

Këngëtari i muzikës rep është kapur me një pistoletë pa leje, teksa dilte nga një lokal në orët e para të mëngjesit. Policia tha se Stresi, i cili shoqërohej edhe nga një mik i tij, është konfrontuar me dy punonjës të Komisariatit Nr.1, duke mos i lejuar që të ushtronin kontroll fizik ndaj tyre.

Ky konfrontim ka zgjatur rreth 15 minuta, që nga ora 03:00 deri në 03:15 të mëngjesit të djeshëm, dhe sipas Policisë ka sjellë plagosjen e njërit prej policëve, nga një shkrepje e pavullnetshme e armës së shërbimit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Murat Toptani”, saktësisht para bustit të Azem Hajdarit, gjatë kohës që në lokalet e natës në Tiranë zhvilloheshin festimet për natën e Halloëeen-it.

Policisë. Ndërkohë që avokati i çështjes, Marash Ibraj, ka sqaruar detajet e çështjes për gazetën “Panorama”. Tashmë çështja e Arkimed Lushajt është duke u shqyrtuar për armëmbajtje pa leje, veprim që sipas dispozitave ligjore e rrezikon reperin me 7 vite burg, ose shlyerjen e një shume parash, që ai ta mund të shlyejë në gjendje të lirë”.

Pak javë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi me njëzet muaj burg, për kërcënim me  jetë, presion psikologjik, gjobëvënie prej 20 mijë eurosh ndaj regjisorit Leonard Bombaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura